#tvora #rtvoranews
I vetmi institucion i Reformës në Drejtësi që nuk është ngritur ende është Byroja Kombëtarë e Hetimit. Në garë për kreun e kësaj strukture janë katër kandidatët, ndërsa emri i drejtuesit do ti propozohet KLP-së nga drejtuesi i SPAK në fillim të javës që vjen.
Pas tetë muaj verifikimesh, SPAK duket se është në finalizimin e Drejtorit të Byrosë Kombëtarë të Hetimit.
Emri i përzgjedhur për drejtuesin e FBI-së shqiptare do të bëhet publik në fillim të javës që vjen dhe më pas drejtuesi i SPAK do t?ia përcjellë atë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të vendosur me votim për kandidatin e propozuar.
I gjithë procesi ka patur një rrugë të gjatë verifikimesh.
Listat e kandidatëve që aplikuan u filtruan disa herë për të mbërritur në fund me katër kandidatë, të cilët janë Aida Hajnaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj, të katërt me formim policor.
Pasi të emërohet Drejtori i BKH, SPAK do të nisë procesin për përzgjedhjen e 60 hetuesve të kësaj strukture.
Kandidatët që aspirojnë të bëhen pjesë e BKH-së do të plotësojnë një formular aplikimi online dhe do ti nënshtrohen një sërë provimesh, përfshirë edhe testimin e gjendjes fizike dhe testin e poligrafit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kush-do-te-drejtoje-bkh-ne-ne-gare-4-kandidate-spak-shpall-fituesin-javen-qe-vjen/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv