#tvora #rtvoranews
Korsitë e dedikuara për biçikletat sipas ekspertëve rrugore është bërë pa një studim të mirëfilltë nga bashkia. Sipas tyre në disa rrugë korsia e dedikuar mund të vendosej dhe në trotuar, e jo në vëndparkimet e automjeteve. Problematike mbetet dhe kthimi i trotuareve në korsi biçiklete, duke bërë të vështirë kalimin e këmbësorëve.
Në shumë prej rrugëve të Tiranës korsitë e biçikletave janë vendosur në vendin ku parkoheshin automjetet, ose ku në fakt do të duhet të ishin korsitë e emergjencës.
Një pjesë e tyre janë vendosur në trotuaret e dedikuara për qytetarët, duke i ngushtuar ato, shpeshherë duke i bërë të pakalueshëm për këmbësorët.
Ekspertët e sigurisë rrugore, edhe pse thonë se korsitë e biçikletave janë të nevojshme në Tiranë, theksojnë se ndërtimi i tyre duhet të bëhet i koordinuar dhe me institucione të tjera, i bazuar në studime të mirëfillta.
Eksperti, Islam Qibini, shprehet se korsitë duhet të krijojnë lehtësira për gjithë qytetarët, dhe jo të bëhet barrë për drejtuesit e automjeteve.
?Janë bërë disa korsi në rrugë kryesore të qytetit të Tiranës që kanë krijuar shqetësim për përdoruesit e tjerë të rrugës.?
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ekspertet-korsite-e-bicikletave-ne-kryeqytet-pa-nje-studim-te-mirefillte-nga-bashkia/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv