Opozita rrëzon Ramën: Koalicioni me listë të përbërë u aplikua ne Itali dhe Holande - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-08-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre figurat kryesore të opozitës kanë dalë para gazetarëve për të shpjeguar propozimin për hapjen e listave të kandidatëve për deputet 100% dhe ruajtjen e koalicioneve parazgjedhore.Eksperti i zgjedhjeve, i cili prej 7 muajsh është negociatori i partisë demokratike për reformën elektorale, Oerd Bylykbashi ka shpjeguar se koalicionet janë krejtësisht të mundshme edhe me listat e hapura, por kryeministri duke eliminuar koalicionet synon të bëjë nul votat kundër qeverisë.Oerd Bylykbashi?Rama duke hequr koalicionet do të zhbëjë maksimalisht vota shqiptarësh. Qytetari që shkon të votojë kundër qeverisë duke votuar një parti të vogël, i bëhet vota nul. Edi Rama do që vota për partitë e vogla të bëhet nul.?Bylykbashi ka vënë në dukje se koalicionet me listë të përberë i ka aplikuar Italia e Holanda.Eksperti demokrat ka treguar edhe fletën e votimit të Kosovës për të hedhur poshtë qëndrimin e mazhorancës se fleta e votimit do ngjante me një libër.Oerd bylykbashiJa ku është modeli i një flete votimi, emrat e partive dhe kandidatëve. Kështu që zgjedhësi përzgjedh partinë dhe kandidatin. Ne i kërkuam një gjë fare të qartë, jeni dakord të hapim listat e të mbajmë koalicionet mazhoranca dy orë tha jo.Sipas negociatorit të LSI Petrit Vasili, kryeministri Edi Rama synon të heqë koalicionet vetëm për një qëllim.Petrit VasiliSepse me koalicione, koalicioni opozitar është fitues.Opozita ka paralajmëruar ashpër mazhorancën në lidhje me 30 korrikun.Gazment BardhiCilido që merr akte të njëanshme për ndryshimin e kushtetutës, do të duhet të ketë të qartë se po bën një puç kundër demokracisë.Një ditë më parë opozita çoi në këshillin politik propozimin për të hapur plotësisht listat e kandidatëve për deputet dhe ruajtjen e koalicioneve siç janë aktualisht, por mazhoranca e ka refuzuar idenë e koalicionit me listë të përbërë pasi procesi zgjedhor do të vështirësohej në kufijtë e të pamundurës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS