Ne Farke te Vogel po vijon puna për rindërtimin e shtëpive individuale të dëmtuara nga tërmeti në mënyrë që të jenë gati në nëntor, kur do nise puna per fillimin e punës për pallatet e reja. Kryetari i bashkise se Tiranes Erion Veliaj gjate inspektimit te nisjes se punimeve për tre shtëpi të reja tha se puna do të vazhdojë edhe gjatë verës, për të mbajtur premtimin e dhënë.
?Jam shumë entuziast që kemi hapur tre kantiere të reja; kështu do të vazhdojmë në çdo lagje, nga 3-4, në varësi të shtëpive të dëmtuara. Një pjesë e madhe e qytetarëve do të shkojnë për pushime, kurse bashkia do të sigurohet që deri në fund të gushtit të mbajmë fjalën për shtëpitë e nisura. Fillimisht i dhamë ?dum? shtëpive që u prishën nga tërmeti i shtatorit, e pasi zgjidhëm atë hall, do të vazhdojmë me shtëpitë e tjera. Do t?u rrimë te koka përditë, çdo kantieri, derisa të shohim që u bë edhe shtëpia e fundit?
Ai nënvizoi se krahas procesit të rindërtimit, Bashkia e Tiranës po përfundon edhe dhënien e dëmshpërblimeve për banesat me dëme më të lehta.
?Mezi pres që jo vetëm të mbarojmë shtëpitë, por të mbarojmë edhe kompensimet, sepse ka edhe nga ata që ndoshta nuk u është prishur shtëpia, por kanë pasur dëmtime, një krisje në mur, një suva e rënë, një çati që duhet rregulluar. Për të gjitha këto arsye, është shumë e rëndësishme që edhe me pagesat të ecim shumë shpejt. Porosia e Kryeministrit është që para se të mbushet viti nga tërmeti i nëntorit, të kemi mbaruar të gjitha shtëpitë individuale?
Në kryeqytet do të rindërtohen 870 banesa individuale, ndersa me pas nis puna për lagjet e reja në zonën e Kombinatit dhe ?5 Majit?.
?Në gjithë Tiranën do të bëjmë 870 shtëpi, pastaj në vjeshtë nisim me pallatet, të cilat marrin pak më shumë kohë, sepse edhe sistemimi, analiza dhe studimi duan më shumë kohë. Ne do të vazhdojmë dëgjesat me inxhinierët çdo javë, që qytetarët të binden para se ta marrin atë vendim. Pastaj, fillojmë me themelet e pallateve të reja në Kombinat dhe te ?5 Maji??
Tipologjitë e shtëpive model qe po ndertohen janë të qëndrueshme dhe ofrojnë komoditet optimal jetese për banorët, ndërkohë sigurojnë jetëgjatësi të ndërtesës dhe mundësi mirëmbajtje me kosto të ulët.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top...