Ledri Vula dhe Sara Hoxha e pranuan më në fund se do të bëhen prindër për herë të parë. Në një video shumë të ëmbël ata zbuluan gjininë e bebit, e cila do të jetë një vajzë. Nën ngjyrat e veçanta të perëndimit në bregdet, të veshur të dy me të zeza, duke mbajtur një tullumbac të zi në dorë, përmes disa puplave rozë ata zbuluan gjininë e fëmijës që do të vijë në jetë së shpejti.
Shtatzënia e Sarës kishte ditë që flitej në media, por çifti i showbizit e mbajtën të fshehtë deri ditën e sotme. Ata janë të lidhur prej vitesh, por Ledri e bëri publike vetëm në muajin prill.