Top News - Dorëhiqet Alaudin Malaj/ Gjyqtari i apelit kërkesë në KLGJ

Top Channel Albania 2020-08-04

Views 0

Gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj ka dhënë dorëheqjen. Burime për Top Channel bëjnë me dije se ai e ka dorëzuar dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Në letrën të cilën Top Channel e disponon Malaj duke e konsideruar një vendim të rëndësishëm, thotë se: ?Duke patur parasysh se dorëheqja nga detyra dhe mbarimi i statusit të magjistratit është një proces automatik, i detyrueshëm, një algoritëm, kam pranuar gjithashtu edhe heqjen dorë nga ky status. Unë jam plotësisht i bindur në ushtrimin nga ana juaj të kompetencave kushtetuese dhe ligjore për të pranuar dhe vijuar sa më shpejt me këtë kërkesë, pasi detyra e re më kërkon që ky vendim të merret sa më shpejt të jetë e mundur?. Ndër të tjera Malaj falenderon ata që i kanë ndenjur pranë, përfshirë familjarët dhe shprehet se i ka qëndruar kurdoherë besnik Kushtetutës.
Alaudin Malaj është i njohur për publikun edhe me deklaratat e tij kundër ish ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, kur ai u ka dërguar një letër 11 institucioneve në vend, ku kërkonte ruajte fizike nga shteti për shkak të rrethanave jo të zakonshme të krijuara për të.

Në një intervistë për Top Channel ai thoshte se në vitin 2015 vëllai i tij është kërcënuar me jetë, çështje kjo që sipas tij nuk u hetua kurrë. Lidhur me një sërë ngjarjesh të ndodhura me të dhe familjarët e tij, gjyqtari Alaudin Malaj, thoshte se mungesa e reagimit ndaj kallëzimeve të ndryshme kishte ardhur për shkak të ndikimit të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj ende nuk kishte kaluar nga procesi i Vettingut. Malaj është pjesë e drejtësisë që nga vitit 1993 dhe ka ushtruar profesionin e tij në disa gjykata, ndërsa kulmin e karrirës e ka patur kur mori drejtimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AlaudinMalaj#KLGJ#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form