Gara për universitetet/ Pas tre ditësh votohet për zgjedhjen e drejtuesve të rinj

Top Channel Albania 2020-08-04

Views 1

Edhe 3 ditë na ndajnë nga data e zhvillimit të zgjedhjeve në universitete.


Ndërkohë që kandidatët që garojnë për organet drejtuese në institucionet e arsimit të lartë po vijojnë me prezantimin e platformave për mënyrën se si duan të udhëheqin nëse fitojnë mandatin 4-vjeçar, ndërsa Komisionet institucionale të zgjedhjeve po merren me bazat materiale për t?i shpërndarë më tej në qendrat e votimit të cilat në 30 korrik do të hapen në orën 8 dhe koha e votimit do të jetë deri në orën 16.

?Fletët e votimit sot merren nën administrimin tonë . Në të njëjtën kohë siç e shikoni bazat materiale për mëngjesin e hershëm të 30 korrikut është e gatshme. Listat zgjedhore gjithashtu. Por risia e kësaj radhe është që sindikata e pavarur e pedagogëve ka arshivuar kërkesën për tu përfshirë në procesin e votimit. Ndërsa janë masat e reja duke u ndjekur sipas protokollit të Universitetit të Tiranës, aktit të qeverisë për maskat e detyrueshme dhe ne si KIZ kemi pasuruar vetëm një element që lidhet me momentin e nënshkrimit e përdorimit të stilolapsit që do përdoret nga shumë duar , atëherë është e nevojshme kemi menduar përdorimi i dorezave. Akti i detyrueshëm fillon që në hyrje në fakt me matjen e temperaturës, merr vesh në cilën qendër votimi është dhe ndjek sinjalistikën që është e detyrueshme 2 metra larg njëri tjetrit , i bashkohet edhe një poster me të gjitha rregullat që studenti apo personel akademik qoftë duhet të zbatojë në momentin e votimit?, shprehet Majlinda Keta.

Pavarësisht masave mbrojtëse të marra, rektori aktual në Universitetin e Tiranës, Mynyr Koni thotë se në 30 korrik nuk do të zhvillohen zgjedhje pasi nuk e njeh Komisionin Zgjedhor si dhe për mospërfshirjen e të gjithë studentëve në votime prej pandemisë Covid-19.

?Ngërçi është me të vetmin njeri të veçuar që është rektori dhe pjesa tjetër është kjo që shihni ju përfshirja e njerëzve pjesëmarrës në kandidime . Ne jemi gati duke bërë ftesën për pjesëmarrje?, përfundon Keta.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Universitetet#MynyrKoni#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form