Kosova dhe Agjencia e Inteligjencës së Bashkimit Evropian, EUROPOL, kanë nënshkruar të hënën një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim që të luftohen krimet e rënda.
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, që nënshkroi këtë marrëveshje, tha se ajo do të avancojë dhe forcojë kapacitetet e Kosovës në luftimin e kriminalitetit. ?Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje pune, kemi forcuar dhe avancuar punën në luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit dhe formave të tjera të krimit?, tha Veliu.
Grupet kriminale nuk njohin kufi, tha ministri Veliu, duke shtuar se Kosova ka qenë e hendikepuar nga mungesa e informacioneve në kohë reale, me qëllim që të parandalojë këto dukuri. ?Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Policisë së Kosovës dhe agjencive të zbatimit të ligjit, do t?u ofrohen mjetet e nevojshme dhe të domosdoshme për të goditur fuqishëm kriminalitetin transnacional?, tha ministri Veliu.
Veliu njoftoi se po ashtu do të nënshkruhen edhe dy memorandume bashkëpunimi me EUROPOL-in, të cilat do të mundësojnë zbatimin e kësaj marrëveshjeje. ?Përmes kësaj marrëveshjeje, Policia e Kosovës trajtohet në mënyrë të barabartë ashtu si policitë e shteteve të rajonit. Njëkohësisht pritet që shumë shpejt të dërgohen zyrtarët e Policisë së Kosovës në selinë qendrore të EUROPOL-it në Hagë?, tha Veliu.
Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë në mesin e vendeve që nuk janë anëtare të BE-së, por që kanë oficerë ndërlidhës në EUROPOL. Kosova ishte vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor, me të cilin EUROPOL-i nuk kishte marrëveshje bashkëpunimi dhe rrjedhimisht nuk ka pasur mundësi të shkëmbimit të informacioneve, me qëllim luftimin e krimit të rëndë dhe të organizuar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EUROPOL#Kosovo#TopChannel