Koronavirusi i merr jetën shoferit të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Mësohet se punonjësi I Gardës Gani P. 58-vjeç dy ditë më parë kishte shfaqur temperaturë të lartë. Nisur nga simptomat, ai është dërguar në spitalin COVID-2, te Sanatoriumi nën kujdesin e mjekëve, por nuk ka arritur që të fitojë luftën me sëmundjen duke ndërruar jetë këtë të hënë.
Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë ministrja Spiropali e cila ka shprehur tronditjen e thellë pas ndarjes nga jeta të shoferit të saj për shkak të COVID-19. Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali thotë se gardisti Gani P., ka qenë një njeri i mirë e fisnik. Tronditja ka qenë aq e madhe thotë ajo sa edhe lotët i kanë mbaruar. Ministrja tregon njohjen me të, por edhe marrëdhënien me të bijën, Naltën, që siç thotë Spiropali e ka adhuruar e respektuar shoferin e të ëmës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Situata#TopChannel