Top News - Shkëlzen Berisha, pasuria/ Merr 4 mijë euro qira nga një shtëpi

Top Channel Albania 2020-08-04

Views 3

Të tjera hije dyshimi bien mbi mënyrën se si është pasuruar Shkëlzen Berisha, djali I ish kryeministrit Sali Berisha. Përveç klientëve të aktivitetit të tij si sekser, kredisë 1.8 milionë euro që ka marrë për të blerë disa prona pranë Gërdecit dhe dyshimeve mbi burimin e 1.9 milionë eurove për të blerë, në vitin 2018, disa impiante dhe makineri për kompaninë e tij ?Logal?
Në vitin 2013, Shkëlzen Berisha deklaroi blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 198 m2, së bashku me një parking, tek ETC në Tiranë, me vlerë 346 mijë euro. Për të blerë këtë apartament, ai deklaron se ka marrë një kredi 277 mijë euro me interes 6.5 % si dhe 69 mijë euro i ka paguar përmes një llogarie private të tij.

Kredinë 277 mijë euro, Shkëlzen Berisha e shleu në 2 shkurt të vitit 2016, pra në më pak 3 vjet. Ndërkaq, djali I ish-kryeministrit Sali Berisha deklaron se këtë apartament, e ka dhënë me qira për 4 mijë euro në muaj, duke deklaruar se në viti 2013 ka 31 mijë euro të ardhura nga qiraja, ndërsa në vitin 2014 deklaron 55 mijë euro të ardhura nga qiraja, kurse në vitin 2015 47 mijë euro.
Në të njëjtën kohë kur apartamentin 198 m2 Shkëlzen Berisha deklaron se ka dhënë me qira 4 mijë euro në muaj, nga ana tjetër deklaron se ka marrë një zyrë me qira për 400 euro në muaj. Po ashtu, Shkëlzen Berisha deklaron se ka marrë një shtëpi në Farkë, në një kompleks vilash luksoze, për 1 mijë euro qira në muaj. Pra, për zyrën e tij bashkë me shtëpinë paguan 1.4 mijë euro në muaj, ndërsa apartamentin pretendon se ka lënë me qira për 4 mijë euro në muaj.

Ndërkaq, në deklaratën e pasurisë për vitin 2016, Shkëlzen Berisha deklaron se në 9 dhjetor të vitit 2015 ka shitur një pasuri të paluajtshme për 600 mijë euro. Siç konfirmohet nga kjo kontratë, Shkëlzen Berisha, apartamentin dhe një garazh që i kishte blerë në 2013 për 346 mijë euro, ia shet Myftar Lumeshit për 600 mijë euro.
Lumeshi, i lindur në Tropojë, është emër i njohur në PD, pasi ka qenë shoqërues i Sali Berishës dhe krerëve të PD-së para viteve 2000. Lumeshi është përmendur nga socialistët edhe për biznesin e tij të dyshimtë në lojërat e fatit. Lumeshi është emri i dytë i zbuluar si klient i Shkëlzeni Berishës në shitblerjen e pasurive të paluajtshme. Një tjetër klient I djalit të Sali Berishës ishte biznesmeni Ilir Karçini, i dënuar pasi kishte porositur killerin, Julian Sinani, për të vrarë biznesmenin tjetër Piro Bare.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.l...

Share This Video


Download

  
Report form