Lajme Arkiva 2000
Zëdhënësi i kryeministrit ka dalë përpara gazetarëve për të shpjeguar hapat e fundit të ndërmarra nga qeveria. Qeveria tha ai po i përdor fondet për përmirësimin e punëve publike dhe për të realizuar një nga prioritetet e saj, ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve të vendit. Kështu Gëllçi ka mohuar se investimet e fundit bëhen pikërisht për shkak të fushatës.
Ai është ndalur gjithashtu është ndalur dhe tek ngjarjet e ditëve të fundit në Kukës. Sipas tij aktualisht gjendja është e qetë. Qeveria tha Gëllçi do tëtrajtojë njëlloj të gjitha zonat dhe biznesmenët e vendit. Të gjitha incidentet e ndodhura në Kukës janë përpjekje e Beogradit për të destabilizuar situtën në vend. Më vjen keq tha ai që pre e këtyre përpjekjeve ka rënë dhe Partia Demokratike, por vijoi ai Berisha ndodhet në të njëjtën valë me Beogradin. Ndërsa për dorëheqjen e ministrit të Kulturës Edi Rama, Gëllçi tha se do të bëhet në përputhje me dispozitat ligjore. Rama përfundoi ai nuk mund të jetë njëkohësisht ministër dhe kryetar bashkie./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/