Covid-19, dy viktima dhe 108 raste te reja |Lajme-News

RTV KLAN 2020-08-04

Views 0

Dy gra, të moshës 60 dhe 68 vjeç, njëra prej të cilave me sëmundje të tjera, ndërruan jetë në spitalet Covid. Të dhënat e 24 orëve të fundit e çojnë numrin e viktimave në 150 që nga fillimi i pandemisë.

?Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid1, një 68 vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Ka humbur jetën në spitalin Covid2 ?Shefqet Ndroqi, një 60 vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera?.

108 persona të tjerë kanë rezultuan pozitiv në tamponin për Covid.

?Në 24 orët e fundit, janë kryer 502 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive. 52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Prrenjas?.

Në dy spitalet Covid vijon të ketë shtrime të reja. 17 pacientë janë në terapi intesive dhe 7 të intubuar.

?Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 125 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar?.

Listës së të shërurave i janë shtura edhe 41 persona pas negativizimit nga virusi. Që prej fillimit të pandemisë në vend rezultojnë 2830 persona .

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form