Kreu i KMSH-së vendos të falet Kurban Bajrami në xhami :Respektoni masat që të mos infektoheni

Ora News Lajme 2020-08-04

Views 0

#tvora #rtvoranews

Besimtarët myslimanë nga e gjithë bota do festojnë nesër më 31 korrik Kurban Bajramin. Ndryshe nga vitet e tjera, për shkak të pandemisë së koronavirusit besimarët nuk mundën ta kryejnë haxhin e këtij viti.

Në një deklaratë për mediat, kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu ka shprehur se duke vlerësuar situatën e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri, është vendosur që namazi i Kurban Bajramit këtë vit do falet nëpër xhami sipas masave të marra nga qeveria dhe jo në sheshin ?Skënderbej?.

Falja e Namazit do të kryeht rreth orës 6:30 të mëngjesit, ndërsa hytbeja e Kurban Bajramit në 06:35. Ai i bën thirrje të gjithëve të bëjnë kujdes për të shmangur infektimin nga koronavirusi.

?Falënderimet i takojnë Krijuesit të gjithësisë, Zotit të Botërave, Allahut (xh.sh). Paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi profetin Muhamed (a.s), mbi familjen e tij të dashur, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në ditën e fundit. Në këto çaste të gëzuara të festës së Kurban Bajramit ku atmosfera shpirtërore ndihet anembanë më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të institucionit t?ju përcjell urimet më të përzemërta, paqe, lumturi dhe gëzim sjelltë Bajrami në familjet, miqtë dhe të afërmit tuaj.

Festa e Kurban Bajramit është e lidhur ngushtë me kushtin e pestë të Islamit, Haxhin. Por ndryshe nga vitet e tjera për arsye të situatës së krijuar nga pandemia besimtarët myslimanë nga mbarë bota nuk mundën ta kryejnë haxhin e këtij viti. Mungesa e tablosë së bukur të haxhit ku miliona haxhinjë nga vende të ndryshme të botës, të veshur me të bardha, pa dallim kombësie, shtrese shoqërore, të bashkuar vetëm për t?ju lutur Allahut të lartësuar për paqe dhe dashuri mes njerëzve, për të kërkuar falje për mëkatet, për t?u bërë prej njerëzve të sinqertë dhe të devotshëm do të na mungojë këtë vit.

Por mbi të gjitha detyra jonë është të nxjerrim urtësi nga çdo ngjarje, dhe në këto ditë feste le të shpalosim të gjitha vlerat njerëzore, edukative dhe shpirtërore të Haxhit. Kurban Bajrami është simbol i heroizmit, sakrificës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit. Në Kuranin famëlartë Allahu na mëson që tek Ai nuk arrin as mishi as gjaku i kurbanit por përkushtimi ynë që kemi për të. Pra Kurbani është një mjet qëna afron më shumë me Zotin, dhe duke ndarë mishin e kurbanit me njerëzit në nevojë ne jemi më afër pëlqimit të Tij.

Le të shërbejë kjo festë për të ripërtërirë ndjenjat e bukura të dashurisë, respektit, vëllazërisë, faljes dhe përkujdesjes. Kurban Bajrami është dita kur ne me buzëqeshje, gëzim e paqe, shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit. T?i shohim të gjithë njerëzit me syrin e dashurisë, ashtu siç na sheh ne Zoti dhe le të bëhemi pjesë e gëzimit të tyre duke ndarë së bashku mirësitë e Kurban Bajramit.
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.or...

Share This Video


Download

  
Report form