Hoti-Vuçiç, replika për njohjen/ Asnjë progres në bisedimet teknike në Bruksel - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-08-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Bruksel po zhvillohet takimi i dytë në nivel ekspertësh mes Kosovës dhe Serbisë, me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe cështjen e pazgjidhur të të zhvendosurve.Deri më tani palët nuk kanë reflektuar asnjë sinjal dakordësie pasi Kosova këmbëngul në qëndrimin e saj për shmangien e cështjeve teknike, duke kërkuar marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke. Edhe pse bisedimet po ndërmjetësohen nga Brukseli, kryeministri i Kosovës sqaron se Uashingtoni është njësoj i përfshirë.AVDULLAH HOTIKRYEMINISTER I KOSOVESPor Beogradi Zyrtar ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit Hoti në parlament se ka nisur draftimi i marrëveshjes përfundimtare. Në një konferencë për shtyp mëngjesin e kësaj të enjteje, presidenti Alexander Vuçiç e përgënjeshtroi duke shtuar se Serbia nuk do të pranojë asnjë presion.ALEXANDER VUÇIÇPRESIDENT I SERBISE?Ne nuk dimë asgjë për këtë, duam të negociojmë për temat që janë në tryezë. Kërkojmë bisedime serioze, konkrete, por nëse dikush mendon se Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe të mos marrim asgjë, kjo është rruga e gabuar që nuk do të na çojë askund.?Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, në nivelin më të lartë, ka rinisur më 16 korrik, me një takim midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të ndërmjetësuar nga zyrtarët e lartë të BE-së.Ndërsa takimet në nivel ekspertësh nuk janë mirëpritur në Prishtinë, ku partitë opozitare, por edhe partnerët e koalicionit dhe presidenca kanë thënë se ato e zvarrisin arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Share This Video


Download

  
Report form