120 kilometër në jugperëndim të Tiranës gjendet Darzeza, një fshat I bardhë me rreth 250 shtëpi, si pjesë e hartës së Bashkisë së Fierit. Bujqësia, blegtoria dhe agroturizmi janë bazë e ekonomisë së familjeve dhe tash, në stinën e verës, edhe turizmi bregdetar. Kamera e emisioneve Veri Jug ka fokusuar në syrin e saj fermerin e vogël, agronomin dhe kryeplakun e fshatit Neki Tafa. I cili sjell në mënyrë periodike në tregun në qendër të fshatit prodhime bujqësore bio nga arat e tij, ndër të tjera zarzavate, shalqinj dhe pjepra të varieteteve vendase. Një ndalesë edhe në plazhin e Darzezës I cili sivjet ka pak frekuentues, kjo për shkak të pandemisë Covid 19. Masat e bashkisë së qytetit për mbajtjen e pastërtisë në plazhet publike, ndricimin dhe standartet bashkëkohore për pushime argëtuese dhe cilësore në plazh. Këto dhe të tjera në reportazhin e së djelës: Neki Tafa: Darzezë, turizmi i prekur nga covid 19.