OJQ-të kritikojnë mësimin online, mësimi të zhvillohet në shkolla

alsatmtv 2020-08-04

Views 0

Sistemi i arsimit të mesëm në Maqedoni akoma nuk ka siguruar kushte për zbatimin cilësor të mësimit nga distanca. Një analizë e realizuar nga Shoqata e liderëve për arsim, aktivizëm dhe zhvillim tregon se shkollarët e mesmwm dhe mësimdhënësit e tyre u ballafaquan me probleme të shumta gjatë realizimit të procesit mësimor online.

 

?Është interesant fakti që platforma e krijuar nga MASH, Eduino, është shfrytëzuar vetëm në 1 % të rasteve. Mësimdhënësit nuk kanë pasur kushte të mjaftueshme për realizimin e mësimit nga distanca, nuk kanë pasur laptopë dhe nuk mundur ta realizojnë mësimin. Çdo mësimdhënës ka pasur lirinë e realizimit të mësimit, ashtu siç ai ose ajo e ka vlerësuar se është më mirë. Kjo ka krujuar huti te vet nxënësit sepse ka pasur raste kur nxënësit kanë marë 15 detyra shtëpie gjatë ditës?- deklaroi  Ivan Jovanov, drejtor I ?LEAD?.

Analiza gjithashtu tregon se digjitalizimi I shkollave është në një nivel shumë të ulët, madje vetëm 51 % e shkollave kanë një lidhje interneti ndërsa e njejta nuk është e hapur për tu përdorur nga nxënësit. Gjthashtu, kjo analizë raporton se një numër I lartë I mësimdhënësve kurrë nuk kanë ndjekur trajnime për përdorimin e platformave digjitale. Ndërkohë, mësimdhënëst kanë treguar se vlerësimi I nxënësve ka qenë jo real sepse nuk kishte asnjë sistem vlerësimi të përshtatur me modelin e mësimit nga distanca.

Në rast s mësimi nga shtatori nis online, nga kjo organizatë kërkojnë të zgjedhet një platformë e përbashkët si dhe trajnim për të gjithë mësimdhënësit për aftësi digjitale. Analiza është realizuar në periudhën prej 25 maj e deri më 15 qershor ku janë përfshirë shkollat e mesme të 8 regjionve të Maqedonisë.

Share This Video


Download

  
Report form