Tashmë është bërë fakt. Bizneset me qarkullim vjetor nga 0 deri në 10 milionë lekë, nuk do të jenë subjekte të pagimit të TVSH-së. Vendimi i qeverisë i miratuar në Komisionet Parlamentare dhe në Parlament tashmë ka hyrë në fuqi pasi është botuar në Fletoren Zyrtare.
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm fillojnë edhe efektet e ndryshimeve ligjore, për lehtësira ndaj biznesit të vogël, i cili deri në vitin 2029 nuk do të paguaj këtë tatim. Janë rreth 40 mijë biznese që pritet të dalin nga skema e TVSH-së, që është edhe zëri i të ardhurave tatimore më i rëndësishëm në buxhet, ku vetëm në 6 muajit e parë të vitit janë mbledhur 58.2 miliardë lekë, dhe deri në fund të vitit është parashikuar të mblidhen 142.6 miliardë lekë.