Besimtarët mysliman festojnë sot Kurban Bajramin. Në Maqedoni të Veriut ky është Bajrami i dytë i cili festohet në rrethana të pandemisë, ku si pasojë autoritetet fetare vendosën të festohet pa manifestim qendror. Namazi Kurban Bajramit u fal nën masa të rekomanduara nga autoritetet për ruajtjen distancës dhe kryesisht në ambiente të hapura.
?Këtë Bajram do ta kalojmë më ndryshe nga Bajramet tjera duke vendosur theksin në kujdesin që duhet të kemi për të mbrojtur shëndetin tonë dhe shëndetin e të tjerëve?'- tha Qenan Ismaili, Myfti i Shkupit.
Namazi i Bajramit u fal edhe në Shqipëri. Për dallim nga vitet tjera, këtë vit nuk kishte namaz në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?. Namazi u fal kryesisht nëpër xhami, ndërsa predikuesit fetarë kanë deklaruar se besimtarët i janë përmbajtur rekomandimeve me ca përjashtime të vogla.
Kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu i ka bë thirrje besimtarëve që të evitojnë kontaktet e shpeshta dhe të kujdesen për shëndetin.
Ndërkohë Kurban Bajrami nuk u fal në Kosovë. Për shkak të situatës së rënduar nga pandemia e Kovid-19, autoritetet vendosën mbylljen e xhamive.
Kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti vizitoi Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës. Nga atje deklaroi se gjendja me virusin korona është e rënduar dhe duhet respektuar masat me qëllim tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj situate.
?Gjendja është e rëndë. Falënderoj qytetarët që po respektojnë masat. Është ditë feste por apeli i Qeverisë ka dhënë efekt. Shpresoj të vazhdojë respektimi i masave dhe njerëzit të jenë të vetëdijshëm sepse jeta është mbi gjitha?'- deklaroi Avdulla Hoti, Kryeministër i Kosovës.
Qytetarët janë shprehur se nuk ka atmosferë feste, por mbi gjitha janë pajtuar me masat e ndërmarra nga autoritete. Rituali kryesor i Kurban Bajramit është therja e kurbanit, rit ky i cili dëshmon devotshmërinë dhe sakrificën e besimtarëve ndaj Zotit.
Adrian Kerimi