Me maska në plazhin e Durrësit/ Të huajt që pushojnë në Shqipëri, ndjehen më të sigurt

Top Channel Albania 2020-08-04

Views 9

Këtë verë, njerëzit po mundohen të mbrohen jo vetëm nga dielli dhe temperaturat e larta, por edhe nga Covid-19. E ndërsa shifrat e të prekurve rriten, në plazhe vështirë të ruash distancën fizike dhe aq më pak të mbash një maskë në fytyrë.


?Jo, nuk e mbaj asnjëherë?.

-Nuk mendon për familjarët e tu?

? ?Paksa?.

?Është e nevojshme, po për shkak të ujit nuk i mbajmë dot. Lagen nga uji dhe s?kanë efekt. Maskat i përdorim vazhdimisht. E kam në valixhe.?

?Jemi prej Kosovës e kemi ardh me maskë. Në hotel e kam. Në ambjente të mbyllura, po. Jashtë nuk ka nevojë.?

?Maskën e kemi lënë në banesë. Nuk më duket e nevojshme.?

Edhe këto pushuese nga Polonia, ndjehen të sigurta teksa pushojnë në plazhin e Durrësit.

-A keni një maskë?

?Jo, po kemi shall për ta vendos nëse na duhet?.

?Nuk është kaq e rrezikshme situata sa ç?thuhet në masmedia. Ndjehemi të sigurtë këtu, ashtu si dhe njerezit përreth. Jemi të relaksuar. Është verë. Diell. Asnjë nuk duket i sëmurë, kollet në rrugë, apo vuan nga temperatura e lartë. Jemi shumë polakë që po pushojmë këtu në Durrës.?

Në qendrat verore shëndetësore që funksionojnë pranë plazheve, mjekët thonë se pushuesit janë ndërgjegjësuar dhe nuk paraqiten më pa maska, po kur kjo ndodh ata kanë gjithnjë një maskë për t?u ofruar pushuesve pa mbrojtje.

?Kryesisht vijnë me maska dhe kur ata vijnë pa maska i pajis qendra jonë shëndetësore. Deri tani situata është e qetë. Nuk kemi pasur raste me koronavirus. Apeli im është që të pajisen të gjithë me maska dhe doreza?.

?Qendra jonë është e hapur 24 orë dhe këtë vit është rritur kujdesi si nga ana jonë ashtu dhe nga pushuesit për shkak të situatës. U bëjmë apel qytetarëve që të jenë sa më të kujdesshëm me maskat dhe distancimin social dhe pushime sa më të mbara?.

Për shumë persona është e sikletshme të mbash një maskë në temperatura të larta. Madje dhe për kamarierët e bareve dhe restoranteve të shumta përgjatë plazhit. Djersa e kthen shpejt në të papastër maskën, ndërsa frymëmarrja dhe të folurit vështirësohet ndjeshëm, por kjo vogëlushe ka një mesazh për të gjithë.

?Kur e ke maskën të duket sikur të merret fryma, po kur nuk e ke duhet të mendosh për shëndetin tënd?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on F...

Share This Video


Download

  
Report form