Report TV -Rama: Ndryshimet kushtetuese gjëja e duhur, nuk interferon te pakti i 5 Qershorit

Report TV 2020-08-04

Views 0

Kryeministri Edi Rama nuk është penduar për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që kanë qëllim hapjen e listave dhe formulën e re të koalicioneve. "Sigurisht që ky ishte momenti kur këto mund të bëheshin dhe u bënë dhe patjetër që ishte gjëja e duhur. A mund të ishin bërë më parë? Sigurisht nëse do të ishin kushtet, por kushtet u krijuan së fundmi dhe ne bëmë më të mirën për t'i shfrytëzuar për të sjellë një risi të rëndësishme kushtetuese që i hap rrugën pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin zgjedhor me një zë më të fortë, pasi nuk do të zgjedhin vetëm partinë që duan, por edhe deputetin".

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS