#tvora #rtvoranews
Ish-luftëtari i UCK-së Murtez Kastrati nga Lipjani është ndaluar në kufirin shqiptar nga policia shqiptare. Sipas kreut të veteranëve të luftës së UÇK-së në Kosovë ndalimi i tij është bërë pas hartimit të një liste me urdhër arreste nga Serbia dërguar Interpolit. Ndalimi i tij është konfirmuar dhe nga ministria e jashtme e Kosovës, ndërsa policia shqiptare përgënjeshtron lajmin.
Një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ndaluar përkohësisht nga policia shqiptare bazuar në urdhër arrestin e lëshuar nga Serbia.
Ngjarja është denoncuar nga kryetari i organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së Hysni Gucati Kosovë.
Ai njoftoi të dielën paradiote se policia e Shqipërisë ka ndaluar ish-pjesëtarin e UÇK-së, Murtez Kastratin nga Lipjani.
Sipas tij ndalimi është bërë bazuar te një listë me urdhër-arreste që Serbia ka dërguar në INTERPOL.
Kreu i organizatës së veteranëve të UÇK u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të lirojnë Murtez Kastratin dhe të mos marrin në konsideratë urdhrat e arrestit të lëshuar nga Serbia.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/lirohet-veterani-i-uck-se-qe-u-ndalua-nga-policia-e-shqiperise/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv