TIRANË- Një 71-vjeçar qëllohet për vdekje me armë zjarri në rrethana misterioze në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit rreth orës 16:45 të pasdites së sotme. Personi i identifikuar si Abudlla Budlla me banim në fshatin Ahmetaq të Prezës është gjetur në anë të rrugës sipër një fuçie pa shenja jete.