Koço Kokedhima kerkon licence kombetare per TV Ballkan - (23 Gusht 2000)

RTV KLAN 2020-11-05

Views 1

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

TV Ballkan nuk është shënuar në listën e televizioneve që pretendojnë të marrin licencë kombëtare. Njëri ndër aksionerët Koço Kokëdhima, sot e quajti të padrejtë këtë veprim, duke e krahasuar TV Ballkanin me TV Norbën, Kokëdhima vërejti se Norba shqiptare është degë e një televizioni të Pulias në Itali. Ai është vendosur në një apartament 130 metra katror në Tiranë.

Ndërsa për TV Ballkan, ai tha se janë hedhur miliarda lekë në pajisje dhe ambiente. Kokëdhima tregoi se televizioni i tij ndodhet 2500 metra katror brenda mjediseve të Kinostudios. Në këtë mënyrë duke pranuar, që vetëm TV Klan ndodhet me meritë në atë listë Kokëdhima kërkoi që të rishihen kandidaturat për licencë kombëtare.

Kokëdhima kërkoi nga kryetari i Këshillit Kombëtar të RTV Sefedin Çela, që të respektohet ligji dhe të shqyrtohet me kompetencë kandidatura e tij./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form