Alarm ne Korçe, rikthehet semundja e plasjes pas 40 vjetesh - (23 Gusht 2000)

RTV KLAN 2020-11-05

Views 1

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Lajmi se ka rënë sëmundja e plasjes tek bagëtia, sëmundje kjo shumë e rrezikshme edhe për njerëzit, krijoi alarm jo vetëm në tregun e mishit, por edhe tek nënproduktet e tij. Kishte 40 vjet që nuk ishte shfaqur plasja në Korçë. Falë përvojës së pronarit të tufës Kristaq Bode, vatra infektive u eliminua shumë shpejt.

?Morëm menjëherë masat e dezinfektimit të kullotave, të stallës, të ambientit ku rrinë blegtoria. Gjithashtu bëmë edhe vaksinimin e gjithë tufës së deleve. Nga kontrolli që bëmë nuk doli asnjë me mikrob sëmundje, se nëse do të kishte ndonjë me mikrob sëmundje, pas vaksinimit do të kishte pasoja të tjera?.

Sëmundja e plasjes kur transmetohet tek njerëzit është e rrezikshme deri vdekjeprurëse. Mikrobi i saj është shumë rezistent dhe përhapet jo vetëm me mishin, por edhe nga lëkura, plehu deri tek kullotat, ndaj pas asgjësimit bagëtitë me plasje groposen thellë. Ndërkohë veterinerët e rrethit të Korçës po kontrollojnë tufat. Shërbimi veterinar i bashkisë mban nën kontroll gjithë tregun e Korçës./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form