Rritet numri i aborteve ne Shqiperi, mjeket apel te rinjve - (23 Gusht 2000)

RTV KLAN 2020-11-05

Views 2

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Aborti, fenomeni i vjetër i ligjëruar pak vite më parë ka arritur të prekë edhe moshat më të reja. 13-19 vjeçare janë regjistruar për këtë veprim në maternitetet e Tiranës. Numri i të rejave që kërkojnë heqjen e krijesave të tyre është shtuar, ndërsa numri i aborteve që rezulton në institucionet mjekësore nga viti në vit pëson rënie. Arsyeja është hapja e klinikave private, ndërgjegjësimi për planifikimin familjar, por edhe largimi i moshës produktive nga Shqipëria.

Vetëm këtë vit lista shënon 294 aborte. Njëri prej materniteteve në gjashtë muaj numëron 14 nxënëse dhe 52 studentë. Sipas mjekëve nga një praktikë e tillë në grupmoshat e reja është rrezik për trauma sociale e emocionale, por edhe probleme shëndetësore. Mjeku gjinekolog Zydih Eshja shpjegon:

Mjeku Zydih Eshja:- ?Moshat e vogla dhe që ne mosha të vogla konsiderojmë ato që janë nën moshën 16-17 vjeçare, pasojat e aborteve janë akoma më të mëdha sesa në moshat normale, që janë nga 20-38 vjeç. Pasojat e këtyre aborteve zakonisht shihen më vonë dhe janë më tepër rritja e sterilitetit dhe kur këto çifte dëshirojnë fëmijë, një pjesë e tyre nuk bëjnë fëmijë për arsye të ndërlikimeve që kanë nga këto aborte?.

Sipas mjekëve për të parandaluar apo minimizuar këtë praktikë nevojitet ndërgjegjësim më shumë dhe përdorim i metodave parandaluese të shtatzanive të padëshiruara./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form