Petrit Çomo në Vetting/ Kryetari i Gjykatës së Tiranës del para KPK

Top Channel Albania 2020-11-05

Views 4

Gjyqtari Petrit Çomo i Gjykatës së Tiranës u përball sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetting-ut përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Xhensila Pine dhe Olsi Komici.

Para trupit gjykues ai tha se: Dua të vë në dukje që jam i vetmi gjyqtar nga presidenti Moisiu me medaljen e mirënjohjes për punën time. Nëna ime Liri Belishova nuk ka qenë subjekt deklarimi pasurie. Kam të ardhura, mes tyre edhe dëmshpërblimet si i burgosur politik. Për dosjen e babait tim iu rimbursuan 2 milionë lekë letra me vlerë në atë kohë?.

?Sa i përket pasurive të nënës sime Liri Belishova, ajo i ka administruar vetë të ardhurat. Kur u përpilua deklarata vetting 2017, nëna ime ishte e sëmurë dhe unë përpilova deklaratën me sa mbajë mend unë, mbi shitjen e pronave, kthimin e kompensim të tyre. Ajo trashëgoi gjithashtu prona nga i vëllai, paratë i ka depozituar përherë në bankë dhe nuk di të ketë patur probleme. Prindërit e mi kanë patur të ardhura që prej 1944 , ata kanë punuar dhe në analizën e vitit 2003 ju nuk i keni përfshirë. Analiza financiare juaja është e pasaktë?, tha ai më tej.

Ndërkohë përfaqësues të ONM e pyetën: Ju deklaruat si të ardhura edhe dëmshpërblimin si i burgosur politik nga babai juaj prej 10 mijë dollarë. Pse i depozituat pesë vjet me vonesë?

Çomo: Nuk e di sa e njihni historinë e Shqipërisë, por në 1997 pati trazira, pati shumë njerëz qe i tërhoqën paratë nga banka. Më pas situata u normalizua. Unë i depozitova paratë e babës kur u normalizua situata, në atë kohë nuk ndalohej mbajtja e parave në shtëpi siç është sot që nuk mund të mbash më tepër se 1 milion lekë.

ONM gjithashtu e pyeti edhe për banesën që ju dha familjes së Liri Belishovës dhe Maqo Comos nga enti i banesave pas ndërrimit të sistemit.

Ndërkohë trupi gjykues do ta japë vendimin më 6 gusht.

Petrit Çomo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar për gati dy dekada si gjyqtar dhe zv.kryetar i Gjykatës së Tiranës. Në vitin 2015, Çomo u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ?detyrë të cilën e mbajti deri në shkrirjen e këtij institucioni.

Çomo është i biri i liri Belishovës dhe Maqo Çomos. Liri Belishova ka qenë anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së, ajo ka qenë një nga drejtueset kryesore të Partisë Komuniste që nga vitet e para të krijimit të saj.

Ndërsa Maqo Çomo ka qenë komisar i Brigadës së 15-të, zv/ministër dhe ministër.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit ...

Share This Video


Download

  
Report form