Rrefehen vrasesit e 71-vjecarit | Lajme - News

RTV KLAN 2020-11-05

Views 1

Abdulla Budlla u vra për shkak se dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera pretendonin se u ngacmoi motrën dhe nënën. Këtë shpjegim dhanë dy të rinjtë në polici, ku pranuan se ishin ata ekzekutorët e 71-vjeçarit pasditen e 3 Gushtit në Fushë-Prezë. Tv Klan ka siguruar dëshminë e Saimir dhe Arsil Sheras, pak pasi ata u arrestuan nga policia.
Burime pranë uniformave blu thanë se fillimisht u mor informacion për një konflikt të mëparshëm mes viktimës dhe vëllezërve Shera, pastaj u krye operacioni i arrestimit. Vëllezërve iu gjet edhe makina që kishin marrë me qira për të kryer vrasjen, ku u zbuluan provat që i lidhnin me ekzekutimin.
Para uniformave blu, Saimir dhe Arsil Shera thanë se u detyruan ta bënin për të mbrojtur nderin e familjes.
?E vramë për nder. Vinte te shtëpia jonë ngacmonte nënën. Më pas ka ngacmuar edhe motrën. E paralajmëruam me të mirë dhe të keq, ai sërish merrej me nënën dhe motrën. I kemi kërkuar të mos na binte më në qafë, për nderin e familjes. Nuk e falnim dot?.
Saimir dhe Arsil Shera u justifikuan duke thënë se disa herë e kishin paralajmëruar familjen Budlla, por siç duket 71-vjeçari vazhdonte të shkonte te banesa, ku edhe është kapur edhe nga djemtë. Dy vëllezërit Shera akuzohen për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form