Ora News - Baçi merr administrimin e RTV Ora e Ora News: PS i ka borxh televizionit 34 mln lekë

Ora News Emisione 2020-11-05

Views 0

#tvora #rtvoranews



Arjan Baçi, administratori i caktuar nga Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara për administrimin e pasurive të presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi, është prezantuar sot në bordin e televizionit.

Gjatë mbledhjes është diskutuar buxheti i dy televizioneve, RTV Ora dhe Ora News.

Drejtori i Informacionit, Brahim Shima në studion e Ora News informoi për mbledhjen e bordit që u mbajt paraditen e sotme.

Brahim Shima: ?Televizioni ka të pambledhura 98 milionë lekë të reja, ose e thënë ndryshe 1 milionë dollarë, nga të cilat 34 milionë lekë të reja janë detyrime që PS i ka dy televizioneve dhe i takon administratorit të ri të mbledhë këto të ardhura.

Nga sa u bë e ditur, prej muajsh ka një komunikim zyrtar mes PS dhe Ora News dhe RTV Ora për kthimin e shumave. Kjo do të thotë se prej vitesh PS i ka besuar publikimin e spoteve por tashmë është koha që këto detyrime të shlyhen dhe i takon administratorit të ri që të kujdeset për administrimin e këtyre borxheve dhe mbledhjen e mbarëvajtjen financiare të dy televizioneve. Këtë detyrim që ka pasur administratori, zoti Ndroqi, tani do ta ketë administratori i ri ?

?Duhet të them që televizioni Ora dhe Ora News prej muajsh kanë pasur një rritje të të ardhurave nga reklamat. Në muajt e para të fillimit të vitit ka pasur 20% rritje të kontratave të reklamave, kjo falë angazhimit të administratorit zoti Ndroqi. Në muajt e pandemisë si cdo biznes pati rënie, por duhet thënë që administrator i ri ka një arkë të lënë pas me gati 1 milionë dollarë që duhet të mbledhë për të vijuar punën që është bërë.?

Ndërkohë vuri në dukje se administratori i ri i merr dy televizionet me të gjitha detyrimet e shlyera ndaj shtetit dhe me kontrata të shtuara reklamash.

Është bërë e ditur që administratori i ri nuk do të ketë ndikim në linjën editoriale por në momentin që do të ndodhte ky cënim atëherë Drejtori i Informacionit u shpreh se do ta denonconte publikisht.

Brahim Shima ?Stafi do të jetë pranë qytetarëve e sa më pranë të vërtetës pa u ndikuar nga asnjë forcë politike, por dhe angazhimi i jonë që ne nuk do të pranojmë që të ketë ndikim.

Sjell në vëmendje që rritja e të ardhura veç punës së zotit Ndroqi vjen dhe për shkak të performancës së lajmeve pra në momentin që do të ketë ndikim nga jashtë tek lajmet, emisionet e stafi, detyrimisht do të pasqyrohet në rënie të ritmit.

Faji nuk do të jetë i joni, në momentin që do të ketë ndërhyrje editorial unë do të reagoj sërish, Në momentin që do të kemi një cënim të së drejtës sonë unë do të jem pranë jush për të deklaruar çfarë është duke ndodhur.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/arjan-baci-merr-administrimin-e-rtv-ora-e-ora-news-nga-94-mln-leke-te-pambledhura-34-mln-detyrime-qe-ps-i-ka-televizionit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more ...

Share This Video


Download

  
Report form