Rindërtimi pas tërmetit, banorët e Durrësit në protestë: Shembën pallatin përballë, dëmtuan tonin

Report TV 2020-11-05

Views 0

DURRËS- Banoret e lagjes nr.7 në Durrës kanë protestuar para bashkisë, për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ata ngrenë shqetësimin e një mospërputhje midis ekspertizës së Institutit të Ndërtimit dhe bashkisë së Durrësit për pallatin. Protestës i janë bashkuar dhe qytetarë të cilët kanë mbetur jashtë skemës së përfitimit të fondeve.

Banorët e një pallati te lagjia nr.7 në Durrës që ndryshe njihet si Çezma e Ferrës, kanë protestuar përpara bashkisë së Durrësit, për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Banorëve u janë bashkuar dhe një numër qyetarësh, të cilët nuk kanë arritur të aplikojnë për të përfituar fondin për riparimin e banesave të dëmtuara.

Share This Video


Download

  
Report form