Partia Demokratike ka denoncuar koncesionin e rrugës Milot-Fier duke thënë se shuma e ndërtimit të saj është shumë e frytë me qëllim që të merren më shumë para nga xhepat e qytetarëve. Sekretari i PD për burimet njerëzore, Ervin Minarolli shprehet se ky koncesion që duhet të anulohet, pasi vjedh qytetarët.
"1.2 miliardë euro është një shifër e fryrë, me qëllim që të rritet në mënyrë artificiale dhe abuzive fatura që do të paguajë secili nga qytetarët që do të udhëtojë në këtë rrugë. Nga Miloti në Fier janë 115 kilometra dhe sipas koncesionit korruptiv qytetari duhet të nxjerrë nga xhepi 17.4 euro . Kjo është një shifër stratosferike dhe vjedhja është skandaloze", shprehet Minarolli.