Radhë për tampon në kufi/ Nga sot Greqia ndryshon orarin e kalimit 22:00-06:00 pikat e mbyllura

Top Channel Albania 2020-11-05

Views 16

Kjo është radha e mjeteve në pikëkalimin kufitar të Kakavijës në anën greke të kufirit. Janë në pritje gati 200 mjete që prej mëngjesit të sotëm ndërsa numri i atyre që kanë arritur ta kalojnë kufirin gjatë 24 orëve të fundit shkon në rreth 1400 persona.

Vështirësitë duket se nuk janë të mëdha krahasuar me një ditë më parë pasi një lloj ritmi tani duket se është vendosur megjithatë grumbullimet kryesore tani duket se janë në mëngjes në kohën kur fillon edhe shërbimi në anën greke të kufirit.

Passenger Locator Form është forma e kërkuar për tu plotësuar online edhe në këto kushte. Një pjese e qytetarëve duhet ta kenë formën përveçse në telefonat e tyre smart duhet ta kenë konfirmimin edhe të printuar në letër. Brenda kësaj forme duhet saktësuar adresa e qartë si dhe koha e qëndrimit në Greqi. Sigurisht të lejuar janë vetëm rezidentët e përhershëm në Greqi dhe qytetarët homogjenë grekë që jetojnë në Shqipëri.

?Ishte shumë e vështirë dhe për të thënë të vërtetën paguam lekë për ta bërë formularin. Se bënin dot vetë dhe na ndihmuan atje në Fier ku banojmë, paguam nga 5 Euro për formular. Nuk e di si do shkojë, kam ankth.?

? Kam 18 vjet në Greqi, nuk pata shumë vështirësi. Edhe herën e fundit ishte si zakonisht.?

Autoritetet konfirmojnë se koha e përpunimit të dokumentacionit është pothuajse dyfishuar edhe për shkak të kryerjes së testeve për Covid në anën tjetër të kufirit. Duket se testi nuk po kryhet më me përzgjedhje por po përfshin shumicën e qytetarëve që po kalojnë përmes kësaj pike kufitare. Numri i rasteve të konstatuara pozitivë duket se është minimal prej pikëkalimit të Kakavijës.

Kemi të bëjmë me qytetarë që vijnë nga rrethe të ndryshme të Jugut të vendit që janë zona tërësisht të izoluara dhe shkojnë në Greqi sidomos në Veri të saj për të marrë shërbime kryesisht shëndetësore për të kryer blerje apo për të takuar familjarë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tampons#Greece#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form