Ushtarë serbë në Kosovë/ KFOR: Patrulla rutinë me forcat serbe. Banorët: s’jemi të sigurt

Top Channel Albania 2020-11-05

Views 4

11 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe me veshje kamuflazhi, të armatosur e të ndarë në tre grupe shkaktuan shqetësim dhe terrorizuan qytetarët e zonës kufitare të Kamenicës raporton KosovaPress.


Madhrim Krasniqi, pronari i restorantit ku kamerat e sigurisë fiksuan pamjet e ushtarëve serbë me uniformë në brendësi të kufirit të Kosovës tregon për KosovaPress incidentin.

?Ka qenë një shqetësim i madh te banorët e Karaçevës por edhe te mysafirët e restorantit. Provë private është një km larg kufirit. Kam pasur myshteri me fëmijët të cilët e kanë parë xhandarmërinë. Kanë kujtuar që janë ushtria e KFOR-it, dhe janë shqetësuar tej mase kur e kanë parë xhandarmërinë serbe duke kaluar këndej?, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi tregon se nuk është hera e parë që pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë kaluar këtej, derisa shton se kanë njoftuar të gjitha institucionet.

?Nëse nuk na mbron shteti do të mbrohemi vet?, deklaron ai.

Imami i xhamisë së fshatit Karaçevë, Bujar Fehra tregon se prej dy dekadash ky fshat nuk është i sigurt.

?Jemi një pjesë e pambrojtur e Kosovës, as nga institucionet qendrore, as nga ato komunale. Megjithatë reagimet tona të ditës së djeshme dhe ato të sotme mendoj dhe shpresoj që janë të arsyeshme për shkak se gjithmonë na është kërkuar që të kemi fakte të tilla që të argumentojmë shkelje të territorit nga xhandarmëria serbe?, deklaron Fehra.

KFOR-i konfirmoi patrullimet e përbashkëta me palën serbe por thotë se i kryen ato rutinë përgjatë vijës kufitare që shtrihet rreth 350 kilometra, dhe sipas këtij misioni, kjo vijë nuk është e shënjuar dhe e përcaktuar mirë. Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati shprehet se edhe kjo formë e patrullimit, thotë Kastrati, është e papranueshme për Kosovën.Për këtë ngjarje reagoi më herët gjatë së shtunës, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se organet kompetente janë duke hartuar një raport të detajuar.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KFOR#Kosovo#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form