I riu me COVID vdes pasi hidhet nga kati i 3-të i Sanatoriumit, spitali: Në gjendje të stabilizuar

Report TV 2020-11-05

Views 11

TIRANË- Mëngjesi i kësaj të enjteje ka regjistruar një ngjarje tragjike. Një 29-vjeçar i infektuar me COVID-19 është vetëhedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit, ku ndodhej i shtruar prej 4 ditësh!

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orësh 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku viktima është identifikuar me inicalet XH.K. Gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku raporton se 29-vjeçari kishte pasur përmirësim të gjendjes së tij shëndetësore nga COVID-i, por dyshohet se mund të jetë rënduar psikologjikisht, çka mendohet se është bërë shkak që ai të ndërmerrte këtë akt të rëndë.Spitali ?Shefqet Ndroqi? ka reaguar në lidhje me vdekjen e 29-vjeçarit, ku i  shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij. Sipas tyre i riu po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin ?Shefqet Ndroqi?dhe ishte në gjendje të stabilizuar.Xhino Koça një 29-vjeçar nga Durrësi, i dha fund tragjikisht jetën duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit ?Shefqet Ndroqi? ku ndodhej i shtruar prej 4 ditësh pasi ishte prekur nga koronavirusi. Sipas një njoftimi zyrtar të policisë së Tiranës, i riu është vetëhedhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të së enjtes, duke ndërruar jetë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS