#tvora #rtvoranews
Në një intervistë për Ora News, ish-ministri Tritan Shehu tha se shteti grek nuk është i vetmi shtet që ka vendosur kushte për kalimin e qytetarëve shqiptarë, por edhe vendet e BE-së.
Shehu u shpreh se kjo qeveri e ka lënë popullin në mëshirë të fatit dhe nuk dihet se çfarë i pret.
Shehu: Nuk është Greqia e vetmja që ka vendosur norma kundrejt Shqipërisë. Janë edhe vende si Italia e BE-ja që kanë mbyllur dyert për Shqipërisë pasi e ka cilësuar si dele të zezë në raport me pandeminë. Mbyllja ishte vetëm për propagande dhe gjatë gjithë kësaj kohe nuk janë marrë masa, duke parë rritje në infektime dhe vdekje. Kjo është përgjegjësia dhe pasoja që ne e kemi paralajmëruar prej kohësh. Ky është dështimi i kryeministrit duke na izoluar brenda.
Në vendin tonë është bërë një katastrofë, sepse tani laboratorët tonë janë në gjendje të mjerueshme, duke bërë një talebanizëm ndaj shkencës. Unë besoj se kjo qeveri mund t?i marri masat, por nuk ka vullnetin që ta bëjë. Kjo qeveri e ka lënë popullin në mëshirë të fatit dhe nuk dihet se çfarë i pret.
Referuar situatës së krijuar në Kakavijë, Shehu theksoi se autoritetet shqiptare duhet të bëjnë marrëveshje me autoritetet greke për të lehtësuar këtë situatë.
Shehu: Shteti shqiptar duhet të bënte një marrëveshje me autoritetet e larta greke për të lehtësuar këtë situatë. Mund të hapeshin edhe dy pikat e tjera të kalimit në kufi në raport me protokollet anti-Covid. E dini ju që autoritetet greke në doganë bëjnë më shumë testime në ditës se sa bën Shqipëria? Numri i testimeve në vendin tonë është qesharak. Pra, më shumë testime mbi shqiptarët kryen shteti grek në doganë se sa shteti shqiptar. Prandaj, në marrëveshje ma palën greke duhet instaluar struktura mjekësore që të bëhen testime dhe që të lehtësohet barra e pjesë greke dhe të lehtësohet lëvizja e makinave drejt Greqisë.
Shehu shtoi se ministria e Jashtme e Shqipërisë është qesharake dhe se nuk kemi një ministër të Jashtëm.
Shehu: Kryeministri kalon afër tyre, por ikën me shpejtësi me makinë. Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë vazhdon totalisht e paralizuar duke mos ngritur çadra testimi. Ministria e Brendshme duhet të hyjë në kontakt me ministrinë e jashtme të Greqisë. Ndërsa ne nuk kemi një ministri të Jashtme, sepse është një ministri qesharake, pa ministër të Jashtëm. Ministria e Mbrojtjes bën mirë që shkon dhe shpërndan ujë, por kjo çështje kërkon zgjidhje. Ne duhet të bëhemi protagonistë për testimin e njerëzve atje.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shehu-nuk-kemi-ministri-te-jashtme-per-shqiptaret-me-shume-testime-po-ben-greqia-ne-kakavije-se-shqiperia/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiI...