Jordan Daci: Në sekuestro pasuritë e bankave, Ylli Ndroqi nuk është subjekt i ligjit antimafia

Ora News Emisione 2020-11-05

Views 0

#tvora #rtvoranews

Dy televizionet RTV Ora dhe Ora News së bashku me 24 pasuri të tjera të Presidentit të Yldon Media Group Ylli Ndroqi u lanë sot në sekuestro preventive nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Vendimi u mor përkundër faktit se dy televizionet janë blerë me kredi nga bankat.

Juristi, Jordan Daci, i ftuar në Rtv Ora thotë se para këtij vendimi gjykata dhe prokuroria duhet të kishin dhënë përgjigje nëse Ndroqi është subjekt apo jo i ligjit antimafia.

Daci: Në dijeninë time shumë nga pasuritë e vendosura në sekuestro preventive janë në pronësi indirekte të bankave, jo vetëm televizionet.Nga pikëpamja ligjore nuk qëndron sepse nuk i kanë sekuestruar pasurinë zotit Ylli Ndroqi por personave të tretë që kanë pronësi mbi këtë aset. Pronar bëhesh kur paguhet kësti i fundit.

Ajo çfarë gjykata dhe prokuroria duhet të ishte e kujdesshme të jepte përgjigje përpara se të vendoste sekuestron apo ta linte në fuqi, nëse zoti Ndroqi është apo nuk është subjekt i ligjit të posaçëm nga i cili buron autoriteti për të marrë masën e sekustros së pasurisë. Në gjykimin tim sa e njoh çështjen zoti Ndroqi nuk është subjekt, nuk mund të zbatohet fare ligji.

Lexo edhe:RTV Ora dhe Ora News mbeten të sekuestruara, Avokati: Vendimi u bazua në indicie jo prova

Çështja ndaj zotit Ndroqi ka nisur nga policia e shtetit nga një letër e Interpol Tiranës. Ndërkohë dokumentacioni i ardhur nga Ministria e Brendshme italiane thekson se zoti Ndroqi nuk ka qenë asnjëherë i arrestuar në Itali.

Daci: Letra në dijeninë time ka informacione të pasakta. Nuk ka fare vendim se nuk ka pasur as rast. Ata që e kanë shkruajtur duhet të përgjigjen pse e kanë bërë, ai informacion nuk mbështetet në dokumentat e shtetit italian dhe të vërtetën.

I pyetur rreth ngutisë për këtë hetim pa marrë marrë në shqyrtim provat dhe faktet, juristi bën këtë analizë.

Daci: Indiciet janë tregues ose rrethana të caktuara që nuk e vërtetojnë dot një fakt por lënë të kuptohet një dyshim që ky fakt edhe mund të ekzistojë në atë formë. Por në ligjin tonë që një indicie të ketë vlerën e provës duhet të kemi disa indicie që lidhen me njëra-tjetrën dhe në terësi këto rrethana jo saktësisht të vërtetuara krijojnë bindjen që ky fakt ekziston.

Në rastin konkret ?laj-thaj?, gjithçka që flitet për zotin Ylli Ndroqi kemi është një indicie e vetme, indicia e Italisë ka shkuar dhe nuk ekziston më, flitet për indicien e Turqisë që përsëri është në disfavor sepse vendimi dhe praktika e kësaj gjykate thotë që ti duhet të jesh subjekt por me përjashtim nëse ka filluar një procedim dhe ai ka përfunduar sepse fakti nuk ekziston ti nuk mund të jesh subjekt.

Gjithësecili nga ne nuk ka imunitet nga qenia nën hetim qoftë dhe për një ngatërrese momentale por kjo nuk na bën ne subjekt të këtij ligji. Prokuroria dhe gjykata në momentin kur merr për bazë se s?bën duhet të sqaronte pozitën procedurale që Ndroqi kishte në Turqi dhe kush ishte mënyra e përfundimit. Fakti që nuk e sqarojnë tregon se nuk kanë bërë asgjë. Në ...

Share This Video


Download

  
Report form