#tvora #rtvoranews
Për të katërtën ditë radhazi numri i të shëruarve nga koronavirusi është më i lartë se numri i rasteve të reja por sërish këto të fundit janë më shumë sesa një ditë më parë.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 101 raste të reja pozitive në 803 testime të kryera, ndërsa janë shëruar 119 persona.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, 10 raste në Lezhë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Krujë, Durrës, Korçë, Kavajë, Gjirokastër, Vorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Kukës, nga 1 rast në Has, Lushnje, Mirditë, Mat, Vau i Dejës, Gramsh, Shijak.
Ndërkohë 5 pacientë kanë ndërruar jetë.
?Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 62 vjeçar nga Gjirokastra, një 66 vjeçar nga Burreli, 72 vjeçar nga Elbasani, një 87 vjeçar dhe një 92 vjeçare nga Tirana? njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Sakaq vijon të jetë i lartë numri i të shtruarve, ku në dy spitale Covid po marrin trajtim 178 pacientë, 18 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 7 të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mbajnë në konsideratë në çdo moment masat për frenimin e përhapjes së virusit ?Lani shpesh duart dhe mos e prekni fytyrën; Ruani distancën mbi 1.5 metër nga të tjerët në ambientet publike; Vendosni detyrimisht maskën në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk është e mundur mbajtja e distances, vetëm duke respektuar këto rregulla të thjeshta ruajmë veten dhe të tjerët nga infektimi me virusin SARSCOV2.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/shtohen-te-infektuarit-nga-covid-101-raste-te-reja-dhe-5-viktima-ne-spitale-178-te-shtruar/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv