Rikthimi i plotë i “Termini im” mund të kthejë flukset nëpër spitale

alsatmtv 2020-11-05

Views 3

Paralajmërimet për rikthimin e plotë të sistemit për kontroll të pacientëve ? Termini im? do të shkaktojnë flukse pacientësh nëpër institucionet shëndetësorë, andaj Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrese ka udhëzuar që të merren masa të shtesë për mbrojtje nga virusi korona.

Ministria e Shëndetësisë
?Përmes një shkrese mundësohet rikthimi gradual i punës në të gjitha institucionet shëndetësore për kontroll përmes sistemit ? Termini Im?, duke respektuar të gjitha masat e duhura të kujdesit. Është dhënë udhëzim për më shumë kohëzgjatje të terminëve (më së paku 30 minuta) si dhe të thirren pacientët terminet e të cilëve janë anuluar. Në udhëzim potencohet se duhet të vazhdohet me programin e rregullt kirurgjik, përkatësisht me ndërhyrjet kirurgjike selektive.?

Nga ky dikaster thonë se mjekët amë në këtë periudhë mund të kenë më shumë punë, krahasuar me periudhën gjatë Pandemisë, kur punonin me staf të përgjysmuar. Mjekët amë thonë se në të shumtën e rasteve janë të fundit që informohen, por të parët që kritikohen nga qytetarët.

Disa klinika veç kanë filluar të funksionojnë, sistemi terciar i Shtëpive të Shëndetit dhe ku janë të mbuluar me specialist, veçmë ka filluar disa muaj më herët, dhe ato terminë sapo publikohen brenda disa orësh zihen. 01:46 Këto ditë  shohim se Klinika e Ortopedisë veç ka nxjerrë terminë, disa klinika paralajmërojnë se do të kenë. Mirëpo datë të saktë se kur do të shkojnë të sëmurët me sëmundje kardiovaskulare, do të presim pre Komisionit Republikan Shëndetësorë- deklaroi Sedat Lumani -Mjek i përgjithshëm.

Disa  institucione shëndetësore kanë funksionuar edhe gjatë periudhës së pandemisë, për raste urgjente apo udhëzime pa termin. Shifrat tregojnë se gjatë 6 muajve të fundit janë bërë gjithsej gjithsej 477.272 kontrolle, kryesisht për presionin e lartë të gjakut, diabetin ndërkohë që vitin e kaluar janë kryer 851.549 të tilla.




Përgatiti: Evi Shkopi

Share This Video


Download

  
Report form