Ministri i Rendit Poçi peruron shkollen ne Sauk - (19 Shtator 2000)

RTV KLAN 2020-11-05

Views 6

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Ministri i Rendit Spartak Poçi, ka vizituar sot Saukun, zonën e tij elektorale si deputet, duke përuruar dhe rikonstruksionin e shkollës. Prej tetë muajsh, me ndërmjetësimin e deputetit Poçi, ambasada turke në Tiranë, ka marrë nën patronazh shkollën e Saukut. Pasi janë riparuar ambientet është bërë e mundur dhe pajisja me mjete për nxënësit në Sauk. Ndërsa gjatë tre muajve të verës, 87 nxënësit më të dalluar, janë dërguar për pushime në Turqi.

Deputeti Poçi ka uruar jo vetëm nxënësit, por gjithë komunitetin duke premtuar se për Saukun, shumë shpejt do të rregullohet edhe ujësjellësi, si dhe do të shtrohet rruga e shkollës. Edhe zv/ambasadori turk në Tiranë Mustafa Osmanturan, ka uruar nxënësit e Saukut për fillimin e vitit të ri shkollor.

?Qeveria turke e konsideron popullin shqiptar si popull vëlla, prandaj ne do të vijojmë t?ju ndihmojmë nxënësit dhe shkollat shqiptare?, ka premtuar diplomati turk./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form