Top News - Kim letër krerëve të partive/ ‘Vetting kandidateve’!

Top Channel Albania 2020-11-05

Views 0

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka bërë një letër kryetarëve të partive ku u kërkon që të mbajnë përgjegjësi për kandidatët në zgjedhjet e ardhshme politike.
Në prag të nisjes së përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim u ka nisur një letër krerëve të partive kryesore politike në Shqipëri, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Kim u ka kërkuar liderëve politik politike të mbajnë përgjegjësi për kandidatët për deputetë, që të mos preken nga ligji i dekriminalizimit. Letra, të cilën Shqiptarja.com disponon, mban datën 31 gusht, e formosur nga ambasadorja Yuri Kim.
Ambasadorja e SHBA iu sugjeron liderëve vetting të kandidatëve dhe të kualifikohen vetëm ata që respektojnë votuesit shqiptarë.
Mbani përgjegjësi për kandidatët. Kandidatët për deputetë të kenë integritet moral, të mos jenë subjekt për ligjin e dekriminalizimit. Kryetarët rol kryesor në mbajtje jashtë listave të njerëzve të korruptuar. SHBA është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit", shkruhet mes të tjerave në letër.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vetting#YuriKim#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form