SHKODËR- Një person është qëlluar me armë në Shkodër. Sipas informacioneve 38 vjeçari me iniciale T.L, nga fshati Toplanë, Vau i Dejës, ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.
Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Prek Calit në Shkodër. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Deri tani janë shoqëruar dy persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen.