Presidenti Ilir Meta ka apeluar politikën shqiptare për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, sepse siç u shpreh, vetëm në këtë mënyrë elementët kriminalë dhe të korruptuar nuk do të kenë akses në jetën publike.
Duke folur për gazetarët pas fjalës përshëndetëse që mbajti në një konferencë për 100-vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës, Meta u pyet për deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, që apelonte partitë se do të mbajnë përgjegjësi për çdo kandidat për deputet me të shkuar kriminale.
?Mendoj që ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të ndershme të plotësohet gjithçka në vendin tonë. Vetëm zgjedhjet e lira edhe të ndershme pastrojnë politikën nga elementë kriminale apo të korruptuar, apo që për interesa grupesh të ndryshme kërkojnë të mbajnë peng funksionimin e shtetit ligjor?, tha Meta.
Sa i përket çështjes së detit me Greqinë, Presidenti u shpreh: ?Sjellja ime ka qenë dhe do të jetë vetëm shtetërore. I ftoj të gjithë të jenë të kujdesshëm në sjelljen e tyre?. /
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/