TIRANË- Në ditën e saj të parë të punës në krye të Byros Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj ka zhvilluar një takim me kreun e drejtuesin e SPAK, Arben Kraja. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se në këtë takim kanë qenë dhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-së. Mësohet se Hajnaj ka marrë mbështetjen e Krajës për përzgjedhjen e oficerëve të BKH.