Një ditë pas apelit të Ambasadës Amerikane që partitë politike të rrinë larg elementeve kriminale zëvendëskryeministri Erion Braçe akuzon ashpër presidentin Meta dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha se po kontaktojnë çdo ditë njerëz të krimit me synim për të ndikuar në zgjedhjet e 2021.
Në një intervistë ekskluzive për Report TV, Erion Braçe për gazetarin Denis Minga i kërkoi policisë të ndërhyjë për të neutralizuar këta individë të botës së krimit.