Banorët e dëmtuar nga tërmeti në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Manzë të bashkisë Durrës vazhdojnë të sorollaten zyrave të shtetit pa marrë asnjë zgjidhje për banesat e tyre.
Përveç faktit që s?kanë ende asnjë shenjë zgjidhje për rindërtimin e shtëpive apo riparimet e dëmeve, zyrtarët lokalë po u kërkojnë dhe para për të bërë vlerësimet e dëmeve.
Rastet e ofertave të tilla korruptive ia denoncuan kreut të PD, Durrës, Ferdinand Xhaferraj, vetë qytetarët e dëmtuar që nga ana tjetër ngrenë duart lart pa zgjidhje për banesat dhe pa bonusin e qirasë.
Skender Kaculi, banesa e të cilit është dëmtuar plotësisht. Ai tregon se prej 9 muajsh jeton me qira, por për shtëpinë nuk sheh dritë në fund të tunelit ndërsa borxhet për të paguar qiranë vetëm shtohen.
?Që në tërmetin e parë. Njoftova njësitë bashkiake, njoftova të gjithë. Erdhën e panë, asgjë fare hiç. Kurse në muajin nëntor më doli shtëpia e pabanueshme me DS4. Erdhën këta të tjerët e panë, asnjë gjë hiç fare. Jetoj me qira. Kam hyrë në borxh për të paguar qiranë e shtëpisë. Unë nuk e di si është kjo punë, nuk e di? Po abuzojnë më fatkeqësinë natyrore këta. Nuk e dinë se ku është shqiptari, ku është njerzilliku njeri që ku jeton ku banon, nuk e di të them.?
Fran Kola, një tjetër banor i Rrushkullit akuzon grupet e vlerësimit se kanë kërkuar para për ti ndryshuar vlerësimin e dëmit që të rritej përfitimi. Ai thotë se do vetëm të marrë atë që i takon, pasi ka muaj që ka bërë gjithë dokumentet por deri tani ska marrë asnjë lek për riparimin e banesës dhe pikës së saldimit me të cilën mbante familjen.
?Këtu është kati i parë është biznes, erdhën inxhinierët e vlerësuan. Ata thanë na jep 100 mijë lekë se po e vlerësojmë DS3, DS4 si të duash, na jep paratë?. I thashë unë nuk dua me më ndihmuar gjë, absolutisht, vetëm aq sa është dëmtuar. Shifeni mirë, ju jeni specialistë edhe vlersoni si të doni edhe unë jam dakord me një fjalë me këtë dëm që është bërë kjo shihet me sy. Nuk kërkoj absolutishtë gjë që nuk më takon , për këto grantet e ndërtimit, për kto ndihmat e fukarenjëve që u ka ndodh kjo fatkeqësi natyrore. Unë kërkoj vetëm atë që më takon.?
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWT...