Lajme Arkiva 2000
Dy rivalët kryesorë për Bashkinë e Tiranës Edi Rama dhe Besnik Mustafaj, do të jenë sonte në mbrëmje përballë njëri-tjetrit në një debat televiziv. Biseda e drejtuar nga gazetari Blendi Fevziu do të zhvillohet drejtpërsëdrejti nga Teatri i Rubairave ku do të ketë në sallë 40 të ftuar nga secili kandidat. Stafi i të dyja palëve janë duke bërë përgatitjet e fundit. Në anën e majtë ku do të ulet Edi Rama, do të vendosen dhe postera të tij. Ndërsa Mustafaj ka pranuar të qëndrojë në anën e djathtë të sallës ku do të vendosë dhe stendën e tij.
Gazetari Blendi Fevziu tha se ka qenë i gatshëm të japë dorëheqjen nga kandidimi për anëtar të Këshillit Bashkiak të Tiranës i propozuar nga Edi Rama për të qenë sa më i paanshëm dhe profesionist në drejtimin e debateve elektorale.
Blendi Fevziu: Vendimi për të marrë pjesë në debat është marrë dje në orë të vona të natës pas bisedimeve të gjitha versioneve të kemi diskutuar me zotin Mustafaj. Megjithatë shpresoj që ose mendoj që këshilli duhet të ishte më i kujdesshëm në përcaktimin e tij dhe duhet pasur parasysh se gazetat janë mbyllur pasi ishte vendosur që debati të bëhej.
Gazetarja: Çfarë ju ka kërkuar zoti Mustafaj dhe çfarë keni pranuar ju zoti Fevzi?
Blendi Fevziu: Ka patur disa versione që tani është humbje kohe t'i thuash të gjitha variantet që kemi diskutuar. Varianti i fundit që ne kemi rënë dakort është se duke patur parasysh paanësinë që unë duhet të kem në debatin e sotëm duke patur parasysh faktin që si kandidoj si anëtar i Këshillit Bashkiak të zotit Edi Rama është keqkuptuar nga Partia Demokratike dhe normalisht është marrë si një shenjë të paanësisë, kam kërkuar nga Edi Rama dhe përfitoj që t'a bëj publike në valët e Tv Klan, i kam kërkuar atij zëvendësimin e emrin tim nga lista e këshilltarëve të tij për Bashkinë Tiranë. Ia kam kërkuar këtë zotit Rama duke i shprehur dhe falenderimin që më ka përfshirë në këtë listë dhe propozimin që më ka bërë, një propozim që do t'a kisha pranuar me të njëjtën kënaqësi dhe nga zoti Mustafaj. Ia kam kërkuar këtë në paanësi të këtij debati dhe në përgjegjësi të emisiove që unë po zhvilloj për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 1 tetor 2000./tvklan.al
Gazetar: Ornela Bego
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/