Nisur nga dy ngjarjet tronditëse ku dy pacientë me COVID u vetëvratë, mjekja psikiatër, Irena Thoma ka sqaruar me detaje për Report Tv se si është komunikimi në raste të tilla mes mjekëve përgjegjës dhe atyre psikiatërve. Ajo ka deklaruar se në dy spitalet COVID, Infektivi dhe "Shefqet Ndroqi" nuk ka psikiatër që kryejnë shërbim 24 orë, por ato thirret kur mjeku përgjegjës e vlerëson të nevojshme.