Skënderbeu,Abazoviç kërkon falje/Për mediat shqip të Ulqinit thotë se është krenar që është shqiptar

Top Channel Albania 2020-12-04

Views 0

?Nëse historia lexohet në mënyrë të drejtë, ju duhet ta dini se nëna e Skëndërbeut ishte sllave, gjegjësisht serbe, po ashtu edhe babai?, këtë deklaratë, Dritan Abazoviç e ka thënë në gjuhën serbe në një televizion serb.


Ai ishte i bindur se Skënderbeu ka prindër serbë dhe se preferonte që më mirë në Ulqin të kishin ndërtuar një hotel se sa një përmendore. Përmendorja është vendosur në një nga sheshet qendrore të Ulqinit, një vit më parë. Pasi deklarata e tij fyese për shqiptarët ridoli kur Abazoviç u bë faktor përcaktues për qeverinë e re në Malin e Zi, së bashku me forcat pro serbe. Politikani i ri ka shfrytëzuar nje intervistë në televizionet lokale në gjuhën shqipe në Ulqin për të kërkuar falje. Ky është shpjegimi i tij:

?Kam gabuar??Ajo deklaratë nuk ka pasur qëllim të keq dhe unë absolutisht pranoj gabimin. Kam kërkuar falje lidhur me atë. Në të dytën pjesë të emisionit, kam folur për pavarësinë e Kosovës. Kam folur për Hashim Thaçin. Kur kam folur lidhur me çështjen e Skënderbeut, kam thënë që figura e tij është paqësore dhe burrni. E kam bërë gabimin dhe kam kërkuar falje. Kush ka dashur ta kuptojë që është bërë një lapsus e ka kuptuar. Unë nuk kam thënë që nëna e tij ka qenë serbe, por sllave dhe ortodokse. Më ka imponuar gazetari?.

Një ditë më pare, Abazoviç bëri një deklaratë për të treguar se ai do të pengonte çdo diskutim për marrjen e një vendimi për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi. Ndërkohë që në mediat malazeze u dha lajmi se partitë pro serbe kishin ndryshuar mendim edhe për tërheqjen nga NATO. Tre forca politike, dy pro serbe dhe liberalët e grupimit URA, do krijojnë qeverinë e re në Malin e Zi.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Skenderbeu#DritanAbazovic#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form