#tvora #rtvoranews
Plot 12 kontrata të kompanisë së Igli Gjelishtit, të akuzuar nga PD se i ka kaluar paratë në televizionin e Carlo Bollinos, rezulton se janë zhvilluar pa garë.
Ish-deputeti demokrat, Aldo Bumçi, thotë se nuk bëhet fjalë për akuza por gjithçka është e provuar terësisht.
Për Rtv Ora, ai thotë se është e papranueshme që paratë e taksapaguesve shqiprtarë të shkojnë për median që bën propagandën e qeverisë.
Bumçi: Akuzat janë përtej një akuze të pabazuar. Është vërtetuar plotësisht që tenderat që ka marrë pjesë kjo kompani kanë qenë pa konkurim. Kjo është normë në qeverisjen e Edi Ramës, kemi tendera sekrete në sektorë që nuk kanë lidhje me sigurinë.
Janë mbi 250 tendera sekretë, në kohën e qeverisjes Berisha kanë qenë 20 të kryera nga Ministria e Brendshme, e Mbrojtjes dhe SHIK-u. Jo 250 tendera në sektorë si arsimi, shëndetësia etj.
Te rasti konkret kemi tendera pa konkurim. Kompania që fiton kalon 70% të shumës në formë reklame ku nuk ka nevojë se tenderin e ka me qeverinë, nuk ka konkurentë. Kemi të bëjmë me një media që është si ERTV, kryen funksionin e propagandës së qeverisë.
Në këtë funksion merr dhe mbështetje financiare nga qeveria, kapja e medias përmes lekëve të taksapaguesve që nuk shkojnë për ndihmën ekonomike nga pandemia, nuk shkojnë për të ndihmuar biznesin, për të ndërtuar shtëpitë e të pastrehëve por shkojnë për të mbështetur ata që i bëjnë avokatinë qeverisë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/bumci-greqia-nuk-zgjerohet-dot-12-milje-ne-detin-e-shqiperise-rama-te-lere-batutat-dhe-te-kerkoje-informacion-zyrtar/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv