Top News - “Fati i Malit të Zi në duart e tij?”/Dritan Abazoviç: Nuk ka arsye për shqetësim në rajon

Top Channel Albania 2020-12-04

Views 0

Dritan Abazoviç, kryetar i grupimit URA dhe lider i koalicionit ?E Zeza mbi të Bardhë? thotë për DW se nuk do të ketë ndryshime në politikën e jashtme malazeze.


DW: Zoti Abazoviç, si e shihni rezultatin e zgjedhjeve në Mal të Zi? A është kjo fitore e demokracisë, apo kthim djathtas, në drejtim të largimit nga BE dhe NATO?

Dritan Abazoviç: Në Malin e Zi ka ndodhur një tronditje tektonike, diçka që për shumë vite dhe për shumë breza ka qenë e pabesueshme. Ne jemi vendi i parë në Evropë, që deri dje nuk ka pasur ndërrim demokratik të pushtetit. Kjo ndodhi në këto zgjedhje dhe është diçka, që sipas mendimit tim modest, është shumë pozitive. Çfarë do të ndodhë më tej me formimin e qeverisë së re dhe shumicës së re, mbetet të shihet.

Në duart tuaja, siç vlerësojnë mediat në rajon, është fati i Malit të Zi?

Ne besuam se mund të ishim game changer, dhe u bëmë. Përmbysëm regjimin e Milo Gjukanoviçit, që ka qenë i paprekshëm për 30 vjet. Lukashenko i Ballkanit është rrëzuar dhe ky është një fakt shumë i rëndësishëm. Kjo nuk do të thotë që vendi nuk ndodhet para sfidave të mëdha, por përsa i përket koalicionit tonë dhe asaj që kemi thënë në fushatën zgjedhore, Mali i Zi mund tö jetë shumë i qetë, sepse politika jonë është me orientim proevropian, qytetare dhe me synimin që vlerat evropiane të inkorporohen krejtësisht në shoqërinë tonë.

A është e mundur të arrihet kjo me opozitën, në të cilën ka edhe parti pro ruse?

Unë mendoj se tezat që shtrohen në lidhje me opozitën pro ruse dhe pro serbe janë të gabuara. Jo se nuk ekzistojnë parti të tilla apo sepse parti të tilla nuk kanë marrë një numër i konsiderueshëm mandatesh. Ne duhet të formojmë një qeveri civile. Këtu nuk ka fituar asnjë shumicë proserbe. Shumica dërrmuese e qytetarëve të Malit të Zi, pavarësisht nga mandati, mezi ç?i pret ndryshimet.

Lëvizja juaj qytetare URA, e thënë më mirë koalicioni ?E Zeza mbi të Bardhë? lideri së cilës ju jeni, është si vendimtare kur vjen fjala për krijimin e qeverisë. Do t?i bashkangjiteni opozitës malazeze, e cila është heterogjene dhe në të cilën gjenden edhe forca pro ruse?

Ne gjithë jetën tonë politike ia kemi kushtuar luftës kundër regjimit të Gjukanoviçit. Kjo është njëra. Tjetra: Nuk do të anojmë as nga opozita proserbe, por do të kërkojmë partneritete mbi ato baza, që i kemi përcaktuar para zgjedhjeve. Ne kemi kërkuar, që të formohet një qeveri ekspertësh dhe kolegët e opozitës e kanë pranuar këtë. Në një qeveri me ekspertë nuk duhet të ketë politikanë. E nuk do të ketë politikanë. Kështu që nuk ka ndryshim të kursit të politikës së jashtme të Malit të Zi, as të detyrimeve ndërkombëtare të marra përsipër. Ne duhet të punojmë së bashku për promovimin e agjendës evropiane dhe të atyre parimeve, që u premtuam qytetarëve në aktivitetet parazgjedhore.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualite...

Share This Video


Download

  
Report form