Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se shqiptarët e kanë të qartë se cilën alternativë duhet të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ajo është Partia Socialiste. Ai deklaroi se socialistët janë plot energji për marrjen e një mandati të tretë, ndërsa sfidoi Lulzim Bashën që të kandidojë në Tiranë, për t?u treguar qytetarëve nëse ka bërë ndonjë punë kur ishte kryetar bashkie.